(VIDEO)Shiu fik zjarret, ndërsa më pak dëme këtë verë u shkaktuan në Mat e Klos

(VIDEO)Shiu fik zjarret, ndërsa më pak dëme këtë verë u shkaktuan në Mat e Klos
Ditën e djshme i gjithë vendi u përfshi nga reshjet e shiut duke bërë që pjesa më e madhe e zjarreve që ishin ende aktive të shuheshin. Edhe në Bulqizë e Dibër u fikën të dyja vatrat e zjarrit, ajo mbi fshatin Valikardhë dhe ajo në Maqellarë. Ashtu si i gjithë vendi, edhe Qarku Dibër ka kaluar një verë të vështirë me zjarret deri tani. Por më e prekur ishte Bashkia e Dibrës me disa vatra zjarri që shkaktuan dëme të konsiderueshme në pemët halore, sidomos në Parkun Kombëtarë Lurë – Mali Dejës. Mati ishte më pak i prekur ku vatrat problematik u krijuan në Shkopet dhe në Zall – Gjoçaj, ndryshe nga vitet e kaluara ku vatra zjarri pati thuajse në të gjitha malet përreth. Në Klos, zjarri i kësaj vere që shkaktoi më shumë dëme ishte ai që u aktivizua në fshatin Plan i Bardhë në afërsi të Qafës së Bualli ku më pas u zhvendos në kurorën e malit të “Allushit” në fshatin Shëngjun. Ndërkohë edhe Bulqiza pati dëme të konsiderueshme ku i është djegur një nga masivet më të mira me pemë dhjetra vjeçare në zonën afër liqenit të Zi. Deri tani ka patur disa të shoqëruar për ndezjen e këtyre zjarreve që janë konsideruar si aksidentale për shkak se banorët kanë djegur barishte dhe situata më pas ju ka dalë jashtë kontrollit.