(VIDEO)Rruga e Kloskatundit, asnjë masë e marrë nga firma mirëmbajtëse, ankohen drejtuesit e mjeteve

(VIDEO)Rruga e Kloskatundit, asnjë masë e marrë nga firma mirëmbajtëse, ankohen drejtuesit e mjeteve
Rruga e nacionale nga Ura e fshatit Fshat deri në Qafën e Buallit thuajse është lënë totalisht jashtë vëmendjes së autoriteteve. Situata problematike paraqiten në segmentin e fshatit Kloskatund ku deformimi i asfaltit po pengon qarkullimin normal të automjeteve. Drejtuesit e këtyre të fundit por edhe pasagjerët shpehen se mirëmbajtja e rrugës po bëhet vetëm për të prerë bimësinë anësore dhe nuk po bëhet një investim i mirëfilltë në këtë segment, ku gungat e krijuara në asfalt si pasojë e deformimit, rrezikojnë tju dëmtojnë automjetet. Sipas drejtuesve të automjeteve, shumë makina kryesisht veturat e ulta nuk futen në këtë rrugë pasi nuk kanë mundësi të shmangin deformimet e rrugës. Ata shprehen se autoritet duhet t’i kërkojnë më shumë llogari firmës pasi po japin qindra milion lekë për mirëmbajtjen këtij aksi që deri tani është në inventar të autoritetit rrugor shqiptar edhe pse pjesa më e madhe trafikut të makinave është zhvendosur nga rruga e Arbrit. Kjo nuk është hera e parë që drejtuesit e mjeteve por edhe banorët e Kloskatundit ngrejnë shqetësimin e kësaj rruge, por deri tani nuk është marrë asnjë masë efikase.