(VIDEO)Riparohet shtresa e urës që lidh fshatrat Shkallë e Gurë i Bardhë me rrugën e Arbrit

(VIDEO)Riparohet shtresa e urës që lidh fshatrat Shkallë e Gurë i Bardhë me rrugën e Arbrit
Pas lajmit sensibilizues të transmetuar disa javë më parë në Mat Tv, Bashkia e Klosit ka ndërhyrë për riparimin e shtresës së urës që lidh fshatrat Shkallë dhe Guri i Bardhë në Njësinë Administrative të bashkisë Klos. Falë kësaj ndërhyrjeje e gjitha shtresa është bërë e re së bashku me binarët e urës tip baley, duke bërë që të marrë fund shqetësimi i banorëve përdorues të kësaj ure për rrezikun që u kanosej. Gjatë kohës që ura ishte e dëmtuar, banorët detyroheshin që me mjetet e tyre të kalonin nëpër zallin e Murrizes, duke rrezikuar edhe jetën. Ura tip bel e cila nga banorët e zonës njihet si ura “e Spatës”, është ndërtuar shumë vite më parë dhe në të prej kohësh nuk ishte bërë asnjë investim i mirëfilltë. Apeli i banorëve tashmë që ura u riparua është që institucionet përgjegjëse të marrin masa që makinat mbi tonazhin e lejuar të mos kalojnë në urën e Spatës, pasi kjo do ta dëmtonte seriozisht atë, duke e kthyer në gjendjen e mëparshme. Ura e Spatës nuk ishte e vetjma e dëmtuar, por ka edhe ura të tjera tip baley të dëmtuar,ku zyrtarë të Bashkisë Klos na premtuan se së shpejti do të fillojë ndërhyrja edhe për riparimin e tyre.