(VIDEO)RABDISHT, FLASIN NJË GRUP TURISTËSH TË HUAJ

(VIDEO)RABDISHT, FLASIN NJË GRUP TURISTËSH TË HUAJ
Qarku i Dibrës po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar për turistët malorë, të cilët çdo vit zgjedhin bukuritë e paprekura të kësaj zone. Me një pasuri burimesh malore, veçanërisht bjeshkët të Korabit në Bashkinë Dibër, rajoni po tërheq vëmendjen e vizitorëve, si vendas ashtu edhe të huaj. Ajo që i bën malet e Dibrës kaq tërheqëse është ajri i pastër, ushqimet tradicionale bio dhe mikpritja e ngrohtë e banorëve vendas. Shumë turistë pohojnë se, në krahasim me bregdetin e zhurmshëm, ata preferojnë qetësinë dhe aventurën që ofrojnë malet shqiptare. Një faktor kyç që ka ndikuar në rritjen e numrit të vizitorëve në Malin e Korabit është edhe përmirësimi i infrastrukturës shëndetësore. Ndërtimi i ambulancave shëndetësore në të gjitha zonat turistike të qarkut ka rritur ndjeshëm sigurinë, duke ofruar ndihmë të shpejtë dhe efikase për të gjithë vizitorët. Kamera e Mat Televizion ishte në Rabdisht, ku pati rastin të flasë me një grup turistësh të huaj mbi eksperiencën e tyre. Një nga to, ndau me ne këto përshtypje: ” Jam nga burkseli i Belgjikes dhe po vizitojme shqiperine per pushimet e veres. Eshte hera e pare dhe kemi degjuar shume gjera te mira. Shume shtetas te belgjikes po vijne ne Shqiperi, ato na informuan se Shqiperia ja vlen te vizitohet. Sado qe ne kemi degjuar shume histori per kriminalitetin ne Shqiperi ne serish vendosem te udhetonim ketu dhe jemi te suprizuar nga mikpritja dhe atmosfera e bukur. Mendoj se natyra eshte teper e qete dhe e gjelber. Eshte nje natyre e paprekur dhe shfrytezuar ndryshe nga vendet me te zhvilluara.” Megjithatë, ai nuk ngurroi të përmendë edhe disa shqetësim: ” E vetmja gje qe na le shije te keqe jan mbeturinat ne rruge dhe rruget qe nuk jane te mirembajtur. ”