(VIDEO)Qarku Dibër i "pushtuar" nga zjarret

(VIDEO)Qarku Dibër i "pushtuar" nga zjarret
Qarku Dibër po përballet me stituata tepër kritike nga zjarret që janë aktive në 4 bashkitë e këtij qarku: Dibër, Mat, Klos e Bulqizë. Sipas strukturave të Mbrojtjes Civile situata më kritike mbetet në parkun Kombëtar “Lurë – Mali Dejës” ku vatra e zjarrit është në perimetër rreth 13 kilometra e ku rrezikon të djegë edhe banesa.Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë. Zjarri ka përshkuar mbi 350 ha sipërfaqe. Ashtu si afro tre javë më parë edhe të shtunën vazhdoi puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale. Në fshatin Zall Gjoçaj, njësia administrative Derjan, bashkia Mat, ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit. Në terren operuan 16 forca vendore dhe 30 efektivë nga FA, mbështetur edhe nga 2 helikopterët Hungarez H225M. Të shtunën zjarri po zhvillohej në një perimetër me një shtrirje mbi 13 km, me zhvillime në tre kahe. Në njërin kah po zhvillohet nga Masdeja, ku përfshin sipërfaqe të konsiderueshme në pyje. Në njërin kah në vendin e quajtur Qafa e Tolle, ku rrezikohet një banesë, si dhe në vendin e quajtur Fushë Kuqe, ku rrezikohen tre banesa. Edhe këtu vijon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale. Në Ulëz, vatra e zjarrit është në monitorim dhe drejt izolimit të plotë. Të shtunën janë angazhuar mbi 15 forca operacionale, të cilat po punojnë që të mos lejohet zhvillimi i zjarrit në vatra të ndezura brenda vatrës. Vazhdon aktive, por me zhvillime të pakta, edhe vatra e zjarrit të rënë në Livadhet e Peladhisë, e cila ka kaluar mbi fshatin Krajkë të bashkisë Bulqizë. Zjarri ka përshkuar mbi 40 ha sipërfaqe. Ditën e premte janë angazhuar në operacion 16 forca të bashkisë Bulqizë dhe zjarri është mbajtur nën monitorim për të ndaluar përhapjen e mëtejshme. Këtë të shtunë kjo vatër po vendoset nën kontroll nga 10 forca të bashkisë. Rrreth orës 15:00 të kësaj të shtune, një vatër zjarri ka rënë në Qafë Buall, në kurorën me pisha sipër fshatit Plan i Bardhë, në territorin e Bashkisë Klos. Zjarri ka marrë menjëherë përmasa të mëdha pasi ndihmohet nga temperaturat ekstreme dhe era që fryn në Qafën e Buallit. Flakët kanë kaluar edhe në territorin e Bashkisë Bulqizë, ku rrezikohet një pikë karburanti. Sipas banorëve të zonës, nëse nuk do të ketë ndërhyrje të shpejtë me forca e mjete si nga Bashkia e Klosit dhe ajo e Bulqizës, përveç dëmeve të tjera rrezikohen jo vetëm pika e karburantit por edhe disa biznese të tjera