(VIDEO)Probleme me rrjetin e energjisë, banori i Melanit apel publik për ndërhyrje

(VIDEO)Probleme me rrjetin e energjisë, banori i Melanit apel publik për ndërhyrje
Amortizimi i rrjetit përcjellës të energjisë elektrike është kthyer në një problem shqetësues për banorët e fshatit Melan në Dibër. Dashamir Rama thotë se vazhdimisht i ka kërkuar OSHEE-së të sistemojë linjën e energjisë elektrike pranë banesës pasi po ju rrezikohet jeta e fëmijëve. Rama shtoi se kërkesat e tij ndaj institucionit përgjegjës për linjën elektrike kanë rënë në vesh të shurdhër, ndërsa sa herë ka reshje shiu apo fryn erë, mbetet pa energji. Më shqetësues është fakti se nga dëmtimi i shtyllave linja është ulur shumë në nivel me tokën dhe fëmijët mund të biejnë në kontakt me rrymën nga momenti në moment. Dashamir Rama i kërkon publikisht OSHEE-së që të ndërhjë me uergjencë sa nuk ka ndodhur ndonjë tragjedi njerëzore. Një tjetër problem është se një pjesë e mirë e linjës elektrike të këtij fshati është e mbuluar nga bimësia e cila krijon probleme herë pas here si pasojë e kontaktit me pemët.