(VIDEO)Prefekti, mbledhje me drejtues të Bashkisë Bulqizë
Prefekti i qarkut Dibër Nexhbedin Shehu ka zhvilluar ditën e mërkurë një takim me drejtues të Bashkisë Bulqizë, në mjediset e N/prefekturës Bulqizë. Në këtë takim është raportuar nga të gjithë drejtuesit e institucioneve vendore ku dolën në pah disa problematika me problemet e pikasura përgjatë këtij muaji.
Prefekti Shehu tha se raportimet e drejtuesve vendorë përmblidhen sipas prioriteteve dhe u përcillen ministrive përkatës. Gjithashtu në këtë takim Prefekti i Qarkut Dibër ka paraqitur edhe prioritetet që ka qeveria për mirëqeverisjen e vendit, si emergjencat verore apo shërbimet ndaj popullatës.
Së fundmi Prefekti Nexhbedin Shehu thesoi se si çdo vit kjo është periudhë ku ka dyndje emigrantësh e turistësh, ndaj porositi çdo hallkë institucionale për të qenë në gatishmëri të plotë për t’ju gjendur pranë sipas shërbimeve të kërkuara.