(VIDEO)PREFEKTI I QARKUT DIBËR FËR DËMET NGA ZJARRET

(VIDEO)PREFEKTI I QARKUT DIBËR FËR DËMET NGA ZJARRET

Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu u pronocua për “Mat Televizion” për dëmet që shkaktuan zjarret në këtë qark.
Ai thotë se zonat më të prekura kanë qenë zona e parkut kombëtar Lurë – Mali i Dejës, Zall Gjoçaj, Mali i Allushit, Plani i Bardhë, Mali Vlashajt në Shupenzë, etj.
Mer fikjen e zjarreve falë edhe ndihmës së natyrës, u del detyrë bashkive që së bashku me Zonat e Mbrojtura të bëjnë verifikimin e situatës në terren për dëmet e shkaktuara nga zjarret.
Nga ana tjetër, tha Shehu, policia dhe prokuroria nisin hetimet apo procedimet penale vetëm nëse faktohet me prova të qarta dëmi i shkaktuar nga një zjarrvënie e konstatuar, ndaj dhe detyra e bashkia për faktet e mbledhura duket të jetë shumë e qartë.
Ndërsa 4 persona janë proceduar penalisht për zjarrvënie të qëllimshme, policia po heton edhe persona të tjerë që mund të jenë autorë të disa vatrave të zjarrit në katër bashkitë e qarkut Dibër.