(VIDEO)Përkeqësohet situata e në parkun Kombëtar "Lurë mali Dejës", zjarri rrezikon stanet me 100 krerë bagëti të imtë, gjedhë e koshere bl

(VIDEO)Përkeqësohet situata e në parkun Kombëtar "Lurë mali Dejës", zjarri rrezikon stanet me 100 krerë bagëti të imtë, gjedhë e koshere bl
Zjarri i cili u shfaq rreth 2 javë më parë në afërsi të liqenit të Luleve në Lurë ka marrë përmasa të mëdha teksa ka kaluar deri në Zall Gjoçaj. Flakët kanë përshkuar deti tani dhjetra hektar pyje me pishë të zezë, ah e bimësi tjetër. Me gjithëse po punohet nga toka me dhjetra forca të ADZM Dibër, Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë Dibër, Shërbimit Pyjor, punonjës të tjerë e forcat e armatosura, nuk është bërë e mundur neutralizimi i zjarrit. Era e fortë dhe terreni i thyer malor kanë qenë në disfavor të grupeve të angazhuara për fikjen e zjarrit. Flakët janë zhvendosur deri në Zall Gjoçaj ku rrezikojnë të djegin stanet e verimit të bagëtisë së imët, gjedhëve dhe mbi 100 koshere bletësh. Autoritetet vendore kërkojnë ndihmë nga ajri pasi sipas tyre është e pamundur që të neutralizohet zjarri në rrugë tokësore. Duke qenë se në zonë ndodhen liqenet e Lurës por në distancë të vogël edhe ato të malit të Balgjajt ndërhyrja me helikopter nga ajri mund të jetë efektive, në mënyrë që të mos rritet dëmi ekonomik në Parkun Kombëtar “Lurë – Mali i Dejës”.