(VIDEO)Nis zyrtarisht kampionati, Burreli përballet në transfertë me Skënderbeun

(VIDEO)Nis zyrtarisht kampionati, Burreli përballet në transfertë me Skënderbeun
Të shtunën e 23 Gushtit do të nisë zyrtarisht kampionati i kategorisë së parë në futboll për sezonin 2025 – 2026. Matjanët e startojnë këtë kampionat në transfertë ku do të priten nga ekipi i Skënderbeut të Korçës. Stafi teknik ka dhënë direktivat e fundit këtë të premte para se ekipet të zbresin në fushën e gjelbërt në Korçë të shtunën. Trajneri i Burrelit, Samuel Nikaj tha se çdo gjë është gati dhe se skuadra e tij do të shkojë me besim e moral të plotë për një rezultat pozitiv, ndonëse dihet se Skënderbeu ka krijuar një ekip shumë të fortë për t;i bërë ballë kampionatit të vështirë të kategorisë së parë. Megjithatë, Nikaj shton se gjithçka mbetet për tu parë në përfundimin e 90-të minutave të lojës në këtë përballe të parë zyrtare për skuadrën e formuar në merkaton e verës. 5 nga 6 ndeshjet e javës së parë të kategorisë së parë do të luhen të shtunën në orën 17:00 me këto përballje: Iliria – Laçi, Kukësi – Apolonia, Luftëtari – Korabi, Besa – Kastrioti dhe Skënderbu – Burreli, ndërsa Pogradeci – Lushnja do të luajnë të dielën.