(VIDEO)Ngjarjet në 24 orët e fundit në Qarkun Dibër

(VIDEO)Ngjarjet në 24 orët e fundit në Qarkun Dibër
Policia e Dibrës ka bërë bilancin e disa ngjarjeve të ndodhura në 24 orët e fundit, duke kryer një sërë veprimesh. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për shtetasin A. H, 70 vjeç, banues në Tiranë, drejtues teknik i subjektit që kryen punimet në kantierin e ndërtimit të ujëmbledhësit të kanalit të Bllacës, pasi dje, gjatë punës, është dëmtuar shtetasi A. P, 68 vjeç, banues në Tiranë, mekanik në këtë subjekt, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital. Ndërkohë, policia e Bulqizës ka shpallur në kërkim dy persona pasi kanë goditur rojën e spitalit të Bulqizës. Shtetasit E.B, 21 vjeç dhe H.B, 29 vjeç, banues në Bulqizë, dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin B. D, rojë i spitalit të Bulqizës. Sakaq, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, për një shtetas 14 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Mat, dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre.