(VIDEO)Nesër, BURRELI – KUKËSI

(VIDEO)Nesër, BURRELI – KUKËSI
Do të luhen të shtunën ndeshjet e javës së dytë të kampionatit të kategorisë së parë në futboll për llogari të sezonit 2025 – 2026. Kalendari i ka vendosur përballë ekipit të Burrelit skuadrën e Kukësit e cila në javën e parë të këtij kampionati ndryshe nga Burreli e nisi me fitore ndaj Apolonisë së Fierit të cilën e mundi me rezultatin 2 me 1. Skuadra matjane pas analizës së zhvilluar pas humbjes ndaj ekipit të Skënderbeut me rezultatin 3 me 0 të shtunën e kaluar, ka zhvilluar një javë të ngjeshur stërvitore për të mos lejuar që edhe ndeshja e parë që do të luhet në stadiumin “Liri Ballabani” të nisë me humbje. Drejtues të stafit teknik të skuadrës matjane kanë kërkuar përqendrim maksimal në këtë përballje. Trajneri Samuel Nikaj ka dhënë këtë të premte udhëzimet e fundit skuadrës duke kërkuar përgjegjësi maksimale për secilin nga lojtarët. Ndeshjet që do të luhen të shtunën në orën 16:00 janë: Iliria – Pogradeci, Korabi – Besa, Apolonia – Luftëtari, Burreli – Kukësi dhe Laçi – Kastrioti. Takimi mes Lushnjës dhe Skënderbeut do të zhvillohet të dielën.