(VIDEO)Ndotet liqeni i Ulzës, kompania KURUM nuk i largon mbeturinat

(VIDEO)Ndotet liqeni i Ulzës, kompania KURUM nuk i largon mbeturinat
Liqeni i Ulzës përballet me të njëjtën problematike çdo vit dhe sa herë ka reshje të gjata shiu. Si pasoja ë reshjeve të ditëve të fundit ku pati rritje të nivelit të ujit në lumin Mat, mbeturina nga më të ndryshme përfunduan në liqenin e Ulzës duke i dhënë atij jo vetëm ndotje për gjallesat nënujore, por edhe një pamje të shëmtuar. Të gjitha mbeturinat janë shpërndarë në breg të liqenit e pjesa më e madhe e tyre kanë ngecur pranë digës së hidrocentralit. Situata është alarmante për grupet e peshkatarëve të cilët shprehen se prania e mbeturinave plastike apo llojeve të tjera rrezikon jetën nënujore të liqenit por edhe ndikon negativisht në cilësinë e peshkut që rritet në këtë liqen. Ata kanë kërkuar vazhdimisht që sipërfaqja e liqenit të mbahet e pastër nga mbeturina të tilla si dhe të respektohet marrëveshja e bërë me kompaninë turke “KURUM”, se me bllokimin e shkarkuesit të mbeturinave ka qenë zotuar që deri në Shtator 2024 do të sillte makineri për pastrimin e meturinave në liqen që vijnë nga prurjet e lumejve. Banorët thonë se jo vetëm që nuk e solli në vitin 2024, por mbyllet edhe viti 2025 dhe përsëri nuk po e sjellë. Prania e madhe e mbeturinave në basenin ujor të Ulzës ka dhënë impakt negativ edhe në turizëm, teksa vizitorët përballen me një pamje të tillë.