(VIDEO)Ndodh edhe kjo, banori ankohet se ka ujë vazhdimisht tek ara e misrit

(VIDEO)Ndodh edhe kjo, banori ankohet se ka ujë vazhdimisht tek ara e misrit
Nëse për shumë fermerë problemi më i madh në bujqësi është mungesa e ujit vaditës, ndryshe ndodh për bujkun Gani Kadiu, nga fshati Shulbatërr i Bashkisë Klos. Që me vendosjen në funksion të kanalit vaditës të Klosit i cili furnizon edhe fshatin Shulbatërr, Kadiu ankohet se ka ujë të tepërt në arën e tij të mbjellë me misër. Dëmtimi i sifonit që sjell ujë nga kanali i Klosit ka bërë që një pjesë e madhe e ujit të rrjedhë tek prona e Gani Kadiut e për këtë ai ankohet se po dëmtohet prodhimi. Ganiu shprehet se për këtë problem ka njoftuar edhe autoritetet vendore, por që deri tani nuk kanë marrë asnjë masë. Dëmtimi i tubacionit mund të rregullohet vetëm nga specialistët e fushës, ndaj ai kërkon që të paktën pas tre muajsh që vijon rrjedhja, ajo të riparohet dhe të marrë prodhim nga ara e tij e mbjellë me misër. Fermeri Gani Kadiu shpreson që pas apelit të tij në media, situata të zgjidhet nga ana e pushtetit vendor.