(VIDEO)Ndërhyhet në bypassin e Murrizit

(VIDEO)Ndërhyhet në bypassin e Murrizit
Prej disa ditësh ka nisur një ndërhyrje në bypassin e rrugës së Abrit në Qafën e Murrizit. Ndërhyrja ka nisur që nga ana e fshatit Bastar Murrize të Tiranës në drejtim të fshatit Xibër – Murrize të Klosit. Kjo ndërhyrje fillimisht ka asistuar në riparimin e pjesëve të dëmtuara dhe largimin e inerteve që ishin grumbulluar nga reshjet e shirave. Ndërkohë, banorët që jetojnë përgjatë kësaj rruge thanë se kjo ndërhyrje erdhi pas apelit mediatik që bënë ata pak ditë më parë. Ata i qëndrojnë idesë se kjo rrugë duhet mbajtur në gjendje optimale pasi përdoret jo vetëm prej tyre por edhe për çdo rast tjetër, kur tuneli Murrizit mund të bllokohet për arsye të ndryshme. Bujar Kuka thotë se deri tani ndërhyrja është bërë me pastrimin e inerteve si dhe rregullimin e disa deformimeve, ndërsa presin që të asfaltohen pjesët e dëmtuara. Jashtë kameras banorët thanë se shkak i rregullimit të bypassit të Murrizit mund të jenë edhe ndërhyrjet e nevojshme që pritet të bëhen brenda tunelit të Murrizit ku kohët e fundit ka patur deformime të trasesë.