(VIDEO)Moti arrin temperatura ekstreme, mbi 40 gradë Celsius në Mat

(VIDEO)Moti arrin temperatura ekstreme, mbi 40 gradë Celsius në Mat
Kjo e shtunë ka sjellë temperaturat më të larta të këtij viti. Termomentri shënoi mbi 40 gradë Celsius në qytetin e Burrelit. Temperatura e lartë dhe tymi që shkaktohej nga djegia e pyjeve Mbasdejë dhe Zall Gjoçajt, krijuan ndjesinë e një të nxehti ekstrem. Për shkak të temperaturave shumë të larta, qytetarët kanë braktisur në masë edhe lumin e Matit. Nga një vëzhgim i bërë me kameran tonë, shumë zona të lumit Mat, të cilat çdo ditë të javës përdoreshin nga qytetarë të ndryshëm për tu freskuar, ishin bosh. Nga ana tjetër, mjekët kërkojnë të bëhet kujdes i shtuar në këto temperatura përvëluese kryesisht nga mosha e tretë, personat që vuajnë nga sëmundje kronike por edhe fëmijët. Ata këshillojnë që të mos bëhet ekspozim i tepërt në diell të paktën nga ora 10:00 e mëngjesit deri në orën 18:00 të pasdites. Sinoptikanët parashikojnë ulje të temperaturave nga e diela dhe reshje lokale shiu, ndërsa edhe java e ardhshme do të ketë temperatura të larta, por jo në vlerat ekstreme që kaluam ditët e fundit.