(VIDEO)Mbyllen netët festive në kuadër të 31 Korrikut

(VIDEO)Mbyllen netët festive në kuadër të 31 Korrikut
Për tre netë me radhë sheshi “Ahmet Zogu” në qytetin e Burrelit, priti qindra qytetarë nën tigujt e ndryshëm të muzikës, sjellë nga artistë të njohur shqiptar, në kuadër të festimeve për nder të kryengritjes mbarëpopullore matjane, asaj të “31 Korrikut” të vitit 1943. Festimet kulmuan mbrëmjen e 31 Korrikut, ku për të gjithë të pranishmit që kishin mbushur sheshin “Ahmet Zogu” performoi Niki Selmanaj & Band. Këngëtarja elektrizoi të pranishmit me këngë shqiptare dhe të huaja. Atmosfera elektrizuese e mbrëmjes së 31 Korrikut zgjati deri në mesnatë ku të rinj e të reja kaluan orë festive në sheshin “Ahmet Zogu” të qytetit të Burrelit, për lirinë e të cilëve 82-vite më parë, nisi kryengritja mbarëpopullore matjane për të mbërritur deri tek çlirimi i plotë i krahinës së Matit më 15 Gusht të vitit 1944.