(VIDEO)Mblidhet Këshilli i Bashkisë Mat, miratohen pikat e rendit të ditës

(VIDEO)Mblidhet Këshilli i Bashkisë Mat, miratohen pikat e rendit të ditës
Këshilli i Bashkisë së Matit zhvilloi këtë të mërkurë mbledhjen e radhës për muajin Gusht, ku ishin parashikuar 7 pika në rendin e ditës. Pas miratimit në parim të rendit të ditës, këshilli nisi diskutimin e pikave një e nga një. Këshilltarët miratuan me vota unanime projekt-vendimin e fondit 6 % të ndihmës ekonomike të muajit Korrik 2025. Po ashtu, këshilltarët e pranishëm miratuan projekt-vendimin e listës shtesë të 3 familjeve përfituese tek programi social “Banesë Sociale me qira” (ish hoteli Uzinës). Edhe pika e radhës i një ndryshimi në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr.33 datë 29.05.2025 mbi listën dhe shumën e bashkëfinancimit për familjet përfituese të programit social “‘subvencion i qirasë” u miratua me votat e nevojshme. Pas diskutimeve këshilltarët më pas miratuan edhe një ndryshimi në buxhetin e vitit 2025 si dhe një fond për ndihmë shtetërore financiare një familje banesa e së cilës është dëmtuar nga rënia e zjarrit.