(VIDEO)Mbetjet në rrugën e Arbrit në fshatin Plan i Bardhë

(VIDEO)Mbetjet në rrugën e Arbrit në fshatin Plan i Bardhë
Pasi ndotet prej vitesh nga persona të papërgjegjshëm rruga nacionale nga Qafa e Buallit – Kloskatund – Klos, ata i janë vërsulur tashmë rrugës së Arbrit. Në afërsi të urës së Vashës po hidhen mbeturina pa kriter. Siç duket nga pamjet, thasë të mbushur me inerte janë hedhur në këtë zonë kohët e fundit. Pllaka të nxjerra nga punimet e bëra në objekte të ndryshme biznese apo shtëpi banimi janë hedhur në këtë zonë nga persona ende të paidentifikuar. Ndryshe nga rruga Ura e fshatit Fshat – Kloskatund – Qaf Buall, rruga e Arbrit ka një qarkullim shumë më të lartë, por kjo nuk i ka ndaluar persona të ndryshëm që mund të jenë nga Bulqiza apo zona përreth që të depozitojnë mbeturina në këtë zonë. Prania e këtyre mbetjeve është një ndotja e madhe mjedisore që i shkaktohet zonës por edhe një pamje e shëmtuar e rrugës së Arbrit në të cilën kalojnë qindra automjete çdo ditë. Ekspertët mjedisor kërkojnë që fenomeni i ndotjes së mjedisit vend e pa vend të ndalohet nga autoritetet dhe të ndëshkohen të gjithë ata persona që janë të papërgjegjshëm dhe kryejnë këto veprime.