(VIDEO)Klosi ndjek nga afër procesin e shërbimeve të e-albania në Dibër, shkarkohen të gjithë drejtorët e Bashkisë

(VIDEO)Klosi ndjek nga afër procesin e shërbimeve të e-albania në Dibër, shkarkohen të gjithë drejtorët e Bashkisë
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi u ndal këtë të mërkurë në Bashkinë e Dibrës, ku zhvilloi një takim me drejtuesit e kësaj bashkie dhe drejtorët e bashkisë, në kuadër të ristrukturimit kombëtar të pushtetit vendor. Klosi zhvilloi një vizitë edhe në zyrën e shërbimeve e-albania që është ngritur për qytetarët brenda Bashkisë. Klosi tha se kjo do të jetë një lehtësi shumë e madhe sidomos për pensionistët dhe Ata që nuk dinë të përdorin teknologjinë. Sa i përket dorëheqjeve masive në pushtetin vendor, përfshirë edhe bashkinë e Dibrës, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi tha se po bëhet në kuadër të rritjes së performancës së administratës për shërbimet ndaj qytetarëve. Dorëheqje të drejtorëve ka patur këtë të mërkurë edhe në Bashkitë Bulqizë, Mat e Klos.