(VIDEO)Këshilli Bashkiak Mat zhvillon sesion informues me grupe të ndryshme interesi
Në kuadër të zbatimit të projektit “Bashki të forta”, pjesë e së cilit është edhe Bashkia e Matit, Këshilli Bashkiak Mat zhvilloi këtë të enjte një sesion informues me grupe të ndryshme interesi në lidhje me funksionimin e këtij organi vendimarrës të pushtetit vendor. Kryetari i Këshillit të Bashkisë Mat, Altin Bojni tha se ky takim ju jep mundësinë qytetarëve, apo grupeve të ndryshme të interesit që jo vetëm të njihen me rolin e Këshillit bashkiak por edhe me punën e tij ndër vite.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe drejtues të projektit “Bashki të forta” si dhe përfaqësues të ambasadave suedeze dhe asaj zvicerane në vendin tonë. Koordinatorja e projektit, pedagogia e universitetit të Shkodrës, Valbona Karakaçi tha se ende ka vend për përmirësim në lidhje me përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe llogaridhënien e pushtetit vendor ndaj qytetarëve.
Të pranishmit në këtë takim informues u drejtuan pyetje panelit të këshilltarëve, por edhe ndaj ekspertëve të pranishëm në këtë sesion informues.