(VIDEO)Grabitet banesa në Kastriot të Dibrës, nuk kishte njeri brenda

(VIDEO)Grabitet banesa në Kastriot të Dibrës, nuk kishte njeri brenda
Një banesë është grabitur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Kastriot të Dibrës. Mësohet se persona ende të paidentifikuar nga policia kanë hyrë në një shtëpi private dhe kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash, bizhuteri e madje edhe mishin në frigorifer. Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës së 12 Korrikut teksa familjarët kanë qenë në një sebep jashtë fshatit. Dyshohet se autorët kanë shfrytëzuar pikërisht këtë fakt dhe kanë hyrë në banesë, ku fillimisht kanë dëmtuar kamerat e sigurisë e më pas kanë bastisur banesën. Sipas dëshmisë së dhënë në policinë e Dibrës nga anëtarët e familjes që ra pre e kësaj grabitjeje, autorët kanë arritur të marrin një shumë të konsiderueshme parash, bizhuterishë deri dhe tërë sasinë e mishit të konservuar në frigorifer. Për këtë ngjarje, deri në momentin e përgatitjes së këtij lajmi nuk ka pasur asnjë reagim publik nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër edhe pse kanë kaluar 3 ditë nga ngjarja. Vjedhja e banesave në fshatin Kastriot të Dibrës është një fenomen që i ndjek banorët prej vitesh, ndërsa autoritetet nuk kanë arritur end e ta parandalojnë këtë fenomen.