(VIDEO)Futboll / Ndeshjet e kombëtares shtyjnë ndeshjet e javës së tretë të kategorisë së parë

(VIDEO)Futboll / Ndeshjet e kombëtares shtyjnë ndeshjet e javës së tretë të kategorisë së parë
Përballjet e ekipit tonë kombëtar ajo e ditës së djeshme miqësore me Gjibraltarin dhe ajo e datës 9 Shtator që do të luhet në Tiranë ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit të vitit të ardhshëm, kanë shtyrë ndeshjet e kampionatit të kategorisë së parë në futboll. Në javën e tretë të këtij seozni është parashikuar përballja e ekipit të futbollit “Burreli” me ekipin e “Luftëtarit”, ndeshje të cilën matjanët do ta luajnë në transfertë. Të gjitha takimet e kësaj jave janë shtyrë për fundjavën e ardhshme, ndërkohë që skuadrat kanë mundësi reflektimi pas dy javëve që janë përballur me njëra – tjetrën. Në këto dy javë kampionat skuadra e Laçit është me 6 pikë të plota pasi ka dy fitore, pasuar nga Skënderbeu me 4 pikë dhe Burreli e Kukësi me nga 3 pikë. Megjithatë, humbja ndaj ekipit të Skënderbeut në javën e parë ka bërë që stafi teknik të kërkojë më shumë llogari ndaj lojtarëve si dhe të ngjeshë seancat stërvitore. Ndeshjet e planifikuara për këtë fundjavë, nëse nuk do të ketë ndryshim kalendari do të luhen të dielën e 13 Shtatorit e cila vë përballë Pogradecin me Laçin, Luftëtarin me Burrelin, Besën me Apoloninë dhe Kastriotin me Korabin.