(VIDEO)Futboll / Burreli kualifikohet në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë

(VIDEO)Futboll / Burreli kualifikohet në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë
Skuadra e futbollit “Burreli” ka kaluar në turin e dytë të eleminatoreve për garën për Kupën e Shqipërisë. Ndeshja e luajtur këtë të Mërkurë në Stadiumin “Liri Ballabani”, përfundoi me fitoren e matjanëve. Djemtë e drejtuar nga tekniku Samuel Nikaj shënuan plot tri herë në portën e ekipit “Shiroka”, ndërsa këta të fundit shënuan vetëm golin e nderit. Ashtu siç ishte parashikuar në këtë përballje stafi teknik kishte menduar që të aktivizonte lojtarët që janë angazhuar më pak në ndeshjet zyrtare të luajtura në kampionat. Është Murra i cili gjen i pari rrjetën e portës mike në minutën e 14 e më pas në të 30 është Hoti që ekzekuton saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e parë u mbyll Burreli 2 e Shiroka 0. Ndërkohë në pjesën e dytë miqtë ngushtojnë rezultatin në minutën e 52 me Ogunbire, por në minut6ën e 83 është Rrapi që trefishon golat për matjanët. I gjithë takimi u mbyll Burreli 3 e Shiroka 0. Pas dy javësh do të luhen ndeshjet e turit të dytë eleminator të kupës së Shqipërisë. Pos rezultatit të sotëm, skudra matjane do të vijojë stërvitjen pasi në fundjavë do t’i duhet të përballet me “Apoloninë” e Fierit në transfertë.