(VIDEO)Faturë për bulmetin, fermeri Topizu: Është faliment për neve, po na përzënë

(VIDEO)Faturë për bulmetin, fermeri Topizu: Është faliment për neve, po na përzënë
Aksioni i nisur nga qeveria për formalizimin e qumështit dhe nënprodukteve të tij nuk është pritur aspak mirë nga një pjesë e fermerëve. Bedri Topuzi, nga fshati Trepçë i Dibrës, prej 20 vitesh ka ngritur një fermë lopësh dhe e gjithë familja e tij është e angazhuar aty. Bedriu shprehet se me 18 krerë lopë prodhon deri në 400 litra qumësht në ditë, të cilën e dorëzon tek një baxho përpunimi. Futja në skemë e faturës tatimore për fermerin Topuzi do të thotë faliment jo vetëm i fermave por edhe ekonomive të familjeve të vogëla, të cilat shesin qumështin për nevojat familjare. Fermeri Topuzi ngre një shqetësim teksa thotë se kjo skemë favorizon importin e qumështit dhe nënprodukteve të tij nga jashtë shtetit, duke frenuar prodhimin vendas. Fermerë, si Bedri Topuzi, kërkojnë ndaljen e këtij aksioni qeveritar dhe duan që shteti të fokusohet në cilësinë e prodhimit dhe jo në tatimin e fermerëve të vegjël.