(VIDEO)Drejtuesit qëndror në nivel vendor raportojnë rezultatet e muajit pranë Prefekturës Dibër

(VIDEO)Drejtuesit qëndror në nivel vendor raportojnë rezultatet e muajit pranë Prefekturës Dibër
Të gjithë drejtuesit apo përfaqësuesit e institucioneve qëndore në nivel vendor në Dibër u bënë pjesë e takimit të thirrur nga institucioni i prefektit të Qarkut Dibër. Në mungesë të prefektit Nexhbedin Shehu për shkak të angazhimeve në takime pranë Ministrisë së Brendshme, takimi u drejtua nga sekretarja e përgjithshme prefekturës, Donika Hysenaj. Kjo e fundit ju kërkoi drejtuesve të institucione apo përfaqësuesve të tyre të raportojnë mbi ecurinë e punës një mujore dhe realizimin e detyrave të lëna nga mbledhja paraardhëse. Problemi kryesor i muajit të fundit ka qenë ai i zjarreve me të cilin u përballën shumë institucione, kryesisht në parkun Kombëtar “Lurë – Mali i Dejës”. Për afro 1 muaj janë angazhuar thuajse të gjitha institucionet për ta vënë situatën nën kontroll. Ndërkohë u raportua edhe në lidhje me mbledhjen e të ardhurave vendore nga ana e instiutioneve që ushtrojnë aktivitetin në qytetin e Peshkopisë etj.