(VIDEO)Dibër, përkujtohet 81 vjetori i çlirimit

(VIDEO)Dibër, përkujtohet 81 vjetori i çlirimit
Është përkujtuar këtë të shtunë 81 vjetori i çrilimit të Dibrës nga okupatorët nazifashist. Nëpërmjet një ceremonie të zhvilluar pranë varrezave të dëshmorëve, drejtues të pushtetit vendor në Dibër, të institucioneve qëndrore në nivel vendor, deputet të zgjedhur, pasardhës të veteranëve të luftës anti-fashiste nacional çlirimtare si dhe qytetarë u përkujtuan të rënët e dibrës. Pas vendosjes së kurorave me lule pranë memorialit të dëshmorëve, Kryetari i Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it Dibër, Alush Stojku bëry një rezyme të historisë së luftës së dibranëve për çlirimin e vendit 81 vite më parë. I pranishëm në këtë aktivitet përkujtimor ishte edhe deputeti i dalë nga zgjedhjet e majit në Qarkun Dibër, Blendi Klosi i cili u shpreh se vepra dhe sakrifica e të rënëve në luftë për çlrimin e vendit duhet dhe do të përkujtohet gjithmonë në shenjë falenderimi ndaj tyre. Në fund të pranishmit zhvilluan homazhe pranë varreve ku prehen të rënët në luftë për çlrimin e Dibrës.