(VIDEO)Dibër, digjen gjatë natës disa banesa, pa dëme në njerëz

(VIDEO)Dibër, digjen gjatë natës disa banesa, pa dëme në njerëz
Një banesë shumëkatëshe u përfshi nga flakët rreth orës 2 të mëngjesit të kësaj të mërkure në qytetin e Peshkopisë. Flakët kanë përfshirë fillimisht një apartament në katin nr 4, të një pallati, ku si pasojë zjarri është përhapur edhe në disa apartamente të tjera që ndodheshin në këtë kat. Mësohet se flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe dhe mjetet zjarrfikëse e kanë patur të pamundur të ndërhyjnë në kohë për shkak të mungesës së hapsirës së mjaftueshme afër pallatit. Dëshmitarë të ngjarjes thanë se aty mbërritën katër automjete të shërbimit zjarrfikës të cilat asistuan për neutralizimin e zjarrit. Megjithatë, dëmi ekonomik i shkaktuar është shumë i madh pasi janë djegur disa apartamente. Shërbimet zjarrfikëse arritën të mos lejojnë avancimin e mëtejshëm të flakëve duke ndërhyrje në mënyra të ndryshme. Sakaq, ende nuk dihen rrethanat e rënies së këtij zjarri ndërsa dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia.