(VIDEO)Bypassi i Murrizit gati në bllokim të plotë

(VIDEO)Bypassi i Murrizit gati në bllokim të plotë
Bypassi Murrizit i cili është një alternativë në rast të bllokimit të tunelit numër 1 të rrugës së Arbrit nëse ai bllokohet për arsye të ndryshme është gati në bllokim të plotë. Shirat e fundit të rëna në këtë zonë kanë bërë të mundur që shumë inerte të zbresin nga shpati i malit dhe të përfundojnë në asfalt. Siç duke nga pamjet, rruga në afërsi të hyrjes së tunelit në anën e Xibrit është kthyer me një sens lëvizje për shkak të sasisë së madhe të inerteve që kanë rënë aty. Por jo vetëm kaq, në këtë segment ka nisur edhe çarja e anës së poshtme për shkak se të gjithë ujërat e shiut që mblidhen nga lart përfundojnë aty në mungesë të bllokimit të kanalit kullues anësor. Ndonëse tashmë alternativë më e mirë është kalimi nëpërmjet tunelit, ka shumë drejtues automjetesh që zgjedhin bypassin për të shijuar edhe bukuritë natyrore të zonës. Edhe mbi rrugën që të dërgojn në lagjen e fundit të fshatit Xibër – Murrize ka rënie të gurëve që vështirësojnë qarkullimin e automjeteve. Ndonëse ky segment tashmë nuk përdoret masivit nga udhëtarët që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas, ai përdoret nga banorët e zonës dhe të apasionuarit pas natyrës, ndaj është e domosdoshme që autoritetet përgjegjëse ta mirëmbajnë ashtu siç duhet.