(VIDEO)Bulqizë/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.

(VIDEO)Bulqizë/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.
Policia e Dibrës njoftoi këtë të premte se ka finalizuar operacionin e titulluar i kërkuari duke vënë në pranga një 22 vjeçar në kërkim ndërkombëtarë. Si rezultat i punës operacionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, u finalizua një tjetër fazë e operacionit “The Wanted”. Gjatë saj, u lokalizua dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Klevis Hoxha, 22 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Salerno, Itali, me vendimin e datës 29.04.2025, e kanë dënuar me 9 vite e 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas do t’i dorëzohet tashmë autoriteteve italiane ku dhe do të kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për shlyerjen e dënimit në shtetin fqinj për veprën penale të dënuar me formë të prerë.