(VIDEO)Bulqizë / Largimi i popullsisë po rrezikon mbijetesën e bizneseve të vogla

(VIDEO)Bulqizë / Largimi i popullsisë po rrezikon mbijetesën e bizneseve të vogla
Në fshatin Dragu të Bulqizës, Emërlla Basha, një banor që prej 30 vitesh mban në këmbë një dyqan të vogël ushqimor, thotë se po përballet me sfida të mëdha për shkak të largimit masiv të popullsisë. Dyqani i tij frekuentohet vetëm nga pensionistët e mbetur, të cilët për shkak të të ardhurave të pakta blejnë ushqimet bazike me listë dhe i shlyejnë në fund të muajit, sapo marrin pensionin. Emërllai tregon se shumë prej tyre janë të detyruar që gjithë pensionin mujor ta lënë në dyqan për të paguar borxhin që kanë krijuar gjatë muajit. Ai e quan situatën dramatike, pasi mungesa e banorëve të rinj dhe klientëve aktivë e ka bërë të vështirë mbajtjen në funksion të biznesit të tij të vogël dhe të vetëm në zonë. Ky nuk është një fenomen i izoluar vetëm në fshatin Dragu apo në zonat rurale të Bulqizës, por po prek gjithnjë e më shumë edhe zonat urbane të qarkut Dibër, ku bizneset e vogla janë gjithashtu në krizë për shkak të rënies së konsumit dhe largimit të të rinjve jashtë vendit.