(VIDEO)Bulqizë/ Aksidentohet për vdekje zetoristi 67-vjeçar

(VIDEO)Bulqizë/ Aksidentohet për vdekje zetoristi 67-vjeçar
Rreth orës 13:30 të ditës së martë, në fshatin Viçisht, të Njësisë Adminisrative Gjoricë, në bashkinë Bulqizë, shtetasi Rasim Lika, 67 vjeç, duke drejtuar një automjet bujqësor, tip Zetor, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 67-vjeçari ka humbur jetën në spital. Burime bëjnë të ditur se 67-vjeçari, pasi ka punuar në tokën e tij, dhe i është dashur të shkojë të furnizohet me karburant për të vijuar punimet edhe në tokat e bashkëfshatarëve të tjerë. Por për fat të keq,për shkak të infrastrukturës së dobët të rrugës rurale dhe lagështirës në rrugë nga reshjet e shiut, Rasim Lika ka humbur drejtimin e mjetit bujqësor dhe ka përfunduar në greminë, duke u zënë poshtë nga mjeti. Kanë qenë banorët e zonës ato që kanë vënë re aksidentin dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Por u është dashur shumë kohë për ta nxjerrë nga gremina ku kishte rënë zetoristi dhe në ndihmë u kanë shkuar edhe punonjës të Postës Kufitare të Viçishtit, deri sa është bërë e mundur nxjerrja e trupit të 67-vjeçarit, me dëmtime të rënda për jetën. Pas mbërritjes në spital u konfirmua vdekja e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.