(VIDEO)Bie në mënyrë drastike niveli i ujit në liqenin e Ulzës

(VIDEO)Bie në mënyrë drastike niveli i ujit në liqenin e Ulzës
Ashtu si çdo vit tjetër, kompania e cila ka privatizuar hidrocentralet Ulëz e Shkopet ka shfrytëzuar në maksimum rezervat ujore të qlienit të Ulzës gjatë muajve të verës. Ndonëse ky basen ujor është edhe një nga mundësitë e vetme që banorët që jetojnë përreth tij të sigurojnë të ardhura ekonomike nga shitja e peshkut. Niveli i liqenit është në pikën e vdekjes, gjë të cilën e tregojnë edhe pamjet me Dron të siguruara nga Mat Televizion. Liqeni duket tashmë si një rezervuar pasi fundi i tij ka ardhur në fshatin Bushkash nga fshati Urakë që e ka kur baseni është i mbushur plotësisht. Banorët e Ulzës por edhe të zonave të tjera ankohen se rënia drastike e nivelit të ujit ka ndikuar negativisht edhe në turizëm. Sipas tyre, në pjesën më të mirë të vitit kur turizmi kap pikun e tij për shkak të temperaturave të nxehta, niveli i ujit në liqen zbret në minimum duke bërë që vizitorët të mos e shijojnë ashtu siç duhet. Një tjetër impakt negativ është edhe tek peshkimi. Peshkatarët thonë se duke rënë niveli i ujit ai nxehet më shumë se çduhet për disa lloje peshqish, duke sjellë pasoja të rënda në ekonominë nënujore. Banorët thonë gjithashtu si prej vitesh i bëjnë apel kompanisë turke KURUM që të ruajë nivelin e ujit në liqen deri në nisjen e shirave të vjeshtës, por që prej privatizimit të HEC-it nuk e ka bërë një gjë të tillë.