(VIDEO)BASHKIA MAT HAP SIPARIN E FESTIMEVE TË 31 KORRIKUT

(VIDEO)BASHKIA MAT HAP SIPARIN E FESTIMEVE TË 31 KORRIKUT
Bashkia Mat ka hapur tre netë para siparin e festimeve të 31 Korrikut me këngëtarin e mirënjohur Shpat Kasapi. Qindra qytetarë ishin mbledhur në sheshin “Ahmet Zogu” për të shijuar tingujt e muzikës. Aktivitetin e hapi Drejtori i Kulturës në Bashkinë Mat, Sokol Meta i cili tha do të jenë tre netë magjike duke ftuar qytetarët që të bëhen pjesë. Këngëtari i mirënjohur shqiptar i Maqedonisë së Veriut Shpat Kasapi ndezi atmosferë festive tek të pranishmit me repertorin e tij të pasur. Edhe nata e dytë vijon me këngëtarin Orgido Dapa. Ndërsa aktivitetet kulmojnë me 31 Korrik. Në orën 10:00 bëhen homazhe pranë memorialit kushtuar ngjarjes madhore të 31 Korrikut 1943. Risi është takimi i orës 18:00 i organizuar mes Bashkisë Mat dhe Klos, tek “Parku Geraldinë”, një nismë që ka si qëllim të bashkojë zërat e dijes, trashëgimisë dhe emancipimit matjan brenda dhe jashtë Shqipërisë. Qëllimi i këtij takimi është që të ruajmë, promovojmë dhe zhvillojmë identitetin kulturor, historik dhe intelektual të krahinës së Matit, duke ndërtuar ura bashkëpunimi mes brezave dhe diasporës së Matit kudo në botë. Aktivitetet 3-ditore të festimeve për nder të 31 korrikut do të mbyllen me koncertin e radhës festiv në sheshin “Ahmet Zogu”.