(VIDEO)Banorët e fshatrave të Suçit, sërish në protestë para Bashkisë Klos

(VIDEO)Banorët e fshatrave të Suçit, sërish në protestë para Bashkisë Klos
Banorët e fshatrave Kurdari, Suç, Skënderaj, Kujtim, Kurqelaj etj të Njësisë Administrative Suç, në bashkinë e Klosit, janë mbledhur sërish këtë të premte duke protestuar kundër ndërtimit të HEC-eve në perroin e Lusës. Dhjetra banorë protestuan para godinës së bashkisë duke kërkuar që të mblidhet me urgjencë Këshilli Bashkiak dhe të anulojë vendimin e heqjes nga fondi pyjor e kollusor të tokës ku është përcaktuar gjurma e ndërtimit të hidrocentralit. Ata u shprehën se nuk do të ndalen deri në anulimin e projektit, pasi marrja e atij uji është shpopullim i të gjithë atyre fshatrave të Njësisë Suç. Janë dy HEC-e të planifikuara për tu ndërtuar në përroin e Lusës, ndërsa banorët i kundërshtojnë prej vitesh ndërtimin e tyre.