(VIDEO)Asfaltimi i rrugës së lagjes “Kolaj 2” drejt fundit

(VIDEO)Asfaltimi i rrugës së lagjes “Kolaj 2” drejt fundit
Një tjetër rrugë ka përfunduar së asfaltuari falë projektit të Bashkisë së Matit, i nisur muaj më parë për asfaltimin e 18 rrugëve të para në fshatra e lagje të ndryshme të kësaj bashkie. Janë banorët e lagjes “Kolaj Nr.2”, në afërsi të qytetit të Burrelit, që do të kenë tashmë rrugë të asfaltuar për të shkuar tek banesat e tyre. Për të parë nga afër procesin e asfaltimit të kësaj rruge ishin Kryetari në Detyrë i Bashkisë Mat, Myslim Zeneli, deputeti Agron Malaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë, Elson Reçi. Deputeti Malaj tha se projekti për asfaltimin e rrugëve të fshatrave të Matit do të vijojë dhe se ai do të jetë një mbështetje e fortë për Bashkinë Mat pas nisjes zyrtarisht të detyrës si i zgjedhur parlamentar në muajin Shtator. Pak ditë më parë ka përfunduar edhe asfaltimi i rrugës së lagjes “Kola” që nis tek ish-baza e asfaltimit.