(VIDEO)Aksidenti i paralajmeruar Rruga që u bë burim aksidenti Bulqizë – Ura e Çerenecit

(VIDEO)Aksidenti i paralajmeruar Rruga që u bë burim aksidenti Bulqizë – Ura e Çerenecit
Pak ditë më parë Mat Televizion ngriti shqetësimin e drejtuesve të automjeteve që përdorin rrugën nacionale Bulqizë – Ura e Çerenecit për shkak të amortizimit të madh të saj. Prishja e asfaltit ishte kthyer në rrezik për aksidente për të gjithë drejtuesit e mjeteve që e përdorin këtë aks rrugor. Vetëm një ditë më parë, pikërisht në këtë segment u shkaktua një aksident i trefishtë ku pati disa të plagosur. Sipas policisë dyshohet se shkak i këtij aksidenti është bërë devijimi i korsisë për shkak të gropave të krijuara në rrugë si pasojë e amortizimit ndër vite. Për fat të mirë nga aksidenti i së dielës nuk pati viktima, ndërsa ekspertët thonë se nëse nuk do të ndërhyhet në këtë rrugë, mund të ndodhin aksidente të tjera. Jashtë kameras, drejtuesit e automjeteve kërkojnë që në këtë segment tejet të amortizuar të ndërhyhet sa më parë, sa ende nuk është shkaktuar ndonjë tragjedi njerëzore. Sipas ekspertëve duke qenë se rruga ka më shumë se 1 dekadë që është asfaltuar, është amortizuar shumë dhe ka nevojë që t’i bëhet një riveshje e plotë.