(VIDEO)82-vjetori i 31 Korrikut të vitit 1943

(VIDEO)82-vjetori i 31 Korrikut të vitit 1943
Në kuadër të 82-vjetorit të kryengritjes mbarëpopullore matjane të vitit 1943, në orën 10:00 të datës 31 korrik në Burrel u mbajt një ceremoni përkujtimore pranë Muzeut Historik Mat, ku është vendosur lapidari i përkujtimit të një ndër ngjarjeve më të rëndësishme historike të Matit. Në aktivitetitn e mbajtur për këtë ditë morën pjesë drejtues të pushtetit vendor në Mat e Klos, Myslim Zeneli e Valbona Kola, deputeti i Qarkut Dibër, Agron Malaj, nënprefekti i Matit, Hasan Pasha, drejtues të institucioneve qëndrore në nivel vendor, organizata e veteranëve dhe pasardhësve të LANÇ Mat etj. Fjalën e rastit e mbajti Përgjegjësja e Sektorit të Turizmit pranë Bashkisë Mat, Suzana Kurti: Më pas përshëndeti Kryetari i Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ-it Mat, Sefer Duka. Në fund, drejtuesit e institucioneve, të pranishëm në këtë aktivitet përkujtimor vendosën kurora me lule pranë lapidarit që përkujton 31 Korrikun e vitit 1943.