(VIDEO)5 milion euro për parkun Retro në Bulqizë

(VIDEO)5 milion euro për parkun Retro në Bulqizë
Në nëntor të vitit të kaluar u prezantua në Vajkal të Bulqizës projekti për parkun tematik “Retro Bulqizë 2024”, në funksion të pritjes së turistëve por edhe si një mundësi të zhvillimit të ekonomisë lokale. Zona që parashikohet t’i nënshtrohet transformimit përfshin ish-strukturat e godinat dikur në shërbim të akomodimit të oficerëve dhe ato në shërbim të ish-parkut të logjistikës. Zona e ndërhyrjes ka një sipërfaqe rreth 10 ha. Së pari ndërhyrja do të sjellë atë që cilësohet si Retro Market me një hapësirë 3600 m². Kjo do të përfshijë: njësi stenda për produkte bujqësore, shtazore; panair ushqimi, zona me tavolina, linjë frigoriferike për magazinim dhe shitje, linjë gatimi dhe shitje. Ndërkohë projekti është i ndarë në dy faza dhe të dyja bashkë kanë një fond prej 5 milion euro. Faza e parë, e cila u prezantua vitin e kaluar në Nëntor, duhet të përfundojë në nëntor të vitit të ardhshëm, ndërsa faza e tjetër sapo ka nisur dhe pritet të mbyllet për 18 muaj. Shumë qytetarë janë skeptikë në realizimin e këtij projekti, ndërsa jashtë kameras shprehen se zona e Bulqizës ka më shumë nevojë për investime në infrastrukturë rrugore, ujë të pijshëm e ujë vaditës se sa të harxhohen 5 milion euro nga taksapaguesit shqiptar për një park të tillë.