(VIDEO)100-vjetori i hapjes së shkollës shqipe në Gur të Bardhë

(VIDEO)100-vjetori i hapjes së shkollës shqipe në Gur të Bardhë

Plot 100 vite më parë në fshatin Gur i Bardhë u hap shkolla shqipe që i parapiu nxjerrjes së dhjetra brezave të rinj me intelektual në fusha të ndryshme. Shkolla 9-vjeçare e Gurit të Bardhë mban emrin e birit të shquar të këtij fshati; poetit, shkrimtarit dhe atdhetarit Pjetër Budi.
Në përkujtim të kësaj ngjarje të rëndësishme për këtë fshat, më 15 tetor u përkujtua hapja e shkollës shqipe në vitin 1925, plot një shekull më parë. Mësues i parë i kësaj shkolle ishte Imerr Hoxha, i cili hodhi gurët e themelit në arsimin e brezave në këtë fshat që në vitin 1925, për tu pasuar më pas me dhjetra breza të tjerë që përgatitën mësues, inxhinierë, mjekë, historianë, shkrimtarë, politikanë etj. Në aktivitetin e organizuar për nder të kësaj ngjarje të shënuar, morën pjesë ish-mësues të kësaj shkolle, ish-nxënës, drejtues të pushtetit vendor në Klos etj.
Aktivitetin e përshëndetën edhe Kryetarja e Bashkisë Klos, Valbona Kola, Drejtori i ZVA Klos, Agron Hoxha dhe Drejtori i Shkollës së Mesme të Bashkuar Xibër, Naim Muça.
Në fund nxënësit e kësaj shkolle interpretuan vjersha e poezi të ndryshme si dhe valle me motive tradicionale nga grupi i grave të të zonës.