Zhgënjen Flamurtari, Burreli i Bicajt e mposht me përmbysje në Vlorë

0
34

Start zhgënjyes për Flamurtarin, skuadrën pretendente në këtë sezon për t’u ngjitur në Superiore. Edhe pse me afrime të bujshme në merkato, vlonjatët e Andrea Agostinelit, u mposhtën me rezultatin 1-2 nga Burreli i Ditmar Bicajt, në ndeshjen e vlefshme për javën e parë. 

Vlonjatët shënuan të parët me brazilianin Fernando, ndërkohë që miqtë përmbysën gjithçka me golat e Ferrukut dhe Hotit, duke e nisur sezonin me 3 pikë të arta.  

FT: FLAMURTARI-BURRELI 1-2

Fernando 21′ / Ferruku 30′ , Hoti 49

Mungesa e autoambulancës, ndeshja nis me 8 minuta vonesë! 

FORMACIONET ZYRTARE:  

FLAMURTARI: Frashëri, Hasa, D.Pjeshka, Atanda, Trashi, P.Pjeshka, Batha, Marku, Hoxhaj, Fernando, Shkurtaj. Trajner: A.Agostineli 

BURRELI: Dani, Xakaj, Viktor Muriel, Shkalla, Fetaj, Paloka, Zhunior, Hoti, Sikel, Zani, Ferruku. Trajner: D.Bicaj 

GJYQTARË: E.Bylykbashi (Elbasan), D.Memelli (Elbasan), A. Topi (Fier)

VAR: D.Maletaj (Tropojë), AVAR: A.Kociaj  (Tiranë)