VIDEO/ Zgjedhjet e pjesshme lokale, fillon procesi i numërimit në bashkitë Tepelenë dhe Berat

VIDEO/ Zgjedhjet e pjesshme lokale, fillon procesi i numërimit në bashkitë Tepelenë dhe Berat
Nis procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e pjesshme në bashkinë Tepelenë dhe Berat. Sipas informacionit në terren, mësohet se në bashkinë e Beratit janë 44 kuti që pritet të numërohen, ndërsa në bashkinë e Tepelenës 21 kuti votimi. Në bashkinë e Beratit garuan në zgjedhje Gramoz Sako nga Partia Socialiste dhe Gabriel Guma, kandidat i pavarur i mbështetur nga Partia Demokratike. Ndërsa në bashkinë e Tepelenës garuan në zgjedhje Ervin Llazar Ceca nga PS dhe Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Pavlo Koli Shkarpa, kandidat i pavarur.