Rekamë

Rikthimi i urbanëve në punë ka rikthyer dhe problemet në rrugët e Tiranës. Një 17-vjeçar u aksidentua rëndë pasditen e të hënës nga një autobus urban me drejtues shtetasin me inciailet F.G. Aksidenti ndodhi në rrugën Dedë Gjo Luli, ndërsa mësohet se përplasja ka qenë e fortë.

Djali ka rënë pa ndjenja në tokë, ndërsa dyshohet se ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e kokës, pasi vendi është mbuluar nga gjaku, fatmirësisht I riu është jashtë rreziku për jetën. Në vendngjarje janë mbledhur një numër i madh kalimtarësh, të cilët po përpiqen të njoftojnë ambulancën, por për më shumë se 20 minuta e kanë të pamundur pasi linjat janë të zëna. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.