VIDEO/ Protesta e PD, vendoset kordoni policor para Kryeministrisë

VIDEO/ Protesta e PD, vendoset kordoni policor para Kryeministrisë
Është vendosur tashmë kordoni policor para Kryeministrisë, të organizuar në vetëm një rresht me efektivë. Për protestën e sotme janë të mobilizuar 1350 efektivë. Opozita proteston duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe zëvendës kryeministres. Më parë kreu i PD-së e ka cilësuar këtë protestë si “ditën e gjyqit qytetar” ndaj qeverisë së korruptuar dhe të lidhur me botën e krimit. “Sot është dita kur populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit, kryeministrit të lidhur me banditë, trafikantë dhe vrasës. Sot është dita e ngadhënjimit mbi të keqen që ka mbërthyer Shqipërinë”, deklaroi ai në mesazhin e tij për qytetarët.