VIDEO/ Nën tingujt e këngës “My way” dhe karafila të bardhë, Fatos Nano përcillet në banesën e fundit. Rama e Kurti bashkë shoqërojnë k

VIDEO/ Nën tingujt e këngës “My way” dhe karafila të bardhë, Fatos Nano përcillet në banesën e fundit. Rama e Kurti bashkë shoqërojnë k
Nën tingujt e “My Way”, të Frank Sinatrës, arkëmorti me trupin e ish-kryeministrit të ndjerë Fatos Nano doli nga holli i Pallatit të Kongreseve, ndërsa familjarët, miqtë dhe deputetë socialist e ndoqën nga pas të shoqëruar nga muzika funebre. Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë hedhur karafila të bardhë në arkëmortin, duke pasuar me të tjerë figura politike që kanë shoqëruar kortezhin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Pranë bashkëshortes së Fatos Nanos, shihet Linda Rama e cila mban afër Xhoanën, ndërsa kryeministri Edi Rama shihet në prani të kryeministrit në detyrë të Kosovës Albin Kurti dhe përfaqësuesve nga Maqedonia e Veriut.