(VIDEO) Ja si u paraqit situata sot nga moti në Rrugën e Arbrit

0
7

   Reshjet e borës gjatë kësaj të premteje kanë përfshirë edhe Matin. Ndonëse trashësia e borës ka qenë gati e papërfillshme, qarkullimi i automjeteve në rrugën e Arbrit është bllokuar.

Situatë problematike është krijuar në bajpasin e Murrizit ku shumë automjete u bllokuan në orët e para të ditës si pasojë e prezencës së borës. Ndërkohë është dashur ndërhyrja e policisë të mundësohej që mjetet e bllokuara të lëviznin drejt Klosit dhe Tiranës.

Më pas, është bllokuar totalisht qarkullimi i mjeteve në të dy hyrjet e kësaj rruge si në fshatin Fshat ashtu edhe në Bastar të Tiranës.

  Të paktën katër mjete borëpastruese kanë punuar vazhdimisht që në orët e para të mëngjesit, por reshjet e vazhdueshme dhe ulja e ndjeshme e temperaturave krijonte probleme, duke shkaktuar akull në rrugë.

  Kalimi në rrugën e Arbrit do të bëhet vetëm nëpërmjet një njoftimi të dytë nga autoritetet. Në të gjithë aksin vijon hedhja e kripës dhe pastrimi i asfaltit. Reshjet e borës në zonën e Matit kanë përfshirë lartësitë mbi 600 metra mbi nivelin e detit, por sasia e rënë ka qenë e vogël.