Një prej familjave të mbetura pa shtëpi nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit është akomoduar sot në banesën e re. Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë qenë prezent gjatë futjes në shtëpi të familjes së prekur nga tërmeti, ku i kanë shoqëruar ata nga rruga deri brenda.

Por gjatë ngjitjes së shkallëve, Edi Rama ka parë se muret ishin të shkarravitur dhe i ka dhënë ultimatum Veliaj, që nesër në orën 4 e 30 në mëngjes muret të ishin të lyer.

Rama është treguar i ashpër me Veliajn dhe nuk i ka pranuar asnjë justifikim, por i kërkoi zbatimin e urdhrit të tij.

Biseda gjatë ngjitjes së shkallëve

Edi Rama: Po këto pse nuk i lyni këto o Erion? Pse nuk i lyeni këto muret?

Erion Veliaj: Do i lyejmë, do i lyejmë kryetar. Po…

Edi Rama: Ç’a do i lyejmë, mos ti shikoj më këto… Ky është dhe pallati që administroni ju.