Një 26 vjeçar është vënë në pranga ditên e sotme. Ai akuzohet për një sëre vjedhjesh kryesisht në dyqane.

Njoftimi i policisë Diber

Dibër, arrestohet hajduti banesave

Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 26 vjeçar si autor të dyshuar të dy vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Peshkopisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, mbi bazën e informacioneve të grumbulluara për një shtetas që dyshohej se kryente vjedhje banesash dhe lokalesh në qytetin e Peshkopisë, kanë organizuar punën duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit J. B., 26 vjeç, banues në Dibër.

Në vijim të hetimeve, bazuar edhe në provat e grumbulluara, dyshohet se ky shtetas ka vjedhur orendi shtëpiake në një banesë dhe 15.000 lekë në një dyqan në qytetin e Peshkopisë.

Policia po punon edhe për dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.