Operacioni i policisë së Kukës dhe forcat speciale “Renea” kanë bërë të mundur kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit. Sipas një njoftimi për shtyp të policisë së shtetit mesohet se operacionin policor “Morina”, si rezultat i të cilit, në fshatin Morinë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i personit të shpallur në kërkim për vrasje Burim Duraku, 31 vjeç. Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Armëmbajtja pa leje”, “Vjedhja me dhunë” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit, në bashkëpunim”. Gjatë operacionit, forcat “Renea” kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, 2 palë dylbi dhe fishekë luftarakë. Sipas policise i arrestuari ne ne dta te ndryshme ne 201 i Duraku ne bashkepunim edhe me nje person tjeter hyunin ne banesat e shtetasve grek dhe pasi i lidhnin
Dhe dhunonin u merrnin sendet me vlere. Por në maj të 2010, në vendin e quajtur Argostoli te Kefalinias të Greqisë, shtetasi Burim Duraku, në bashkëpunim me shtetasin Sh. D., të maskuar janë futur në banesën private të shtetases greke A. V. Pasi kanë tentuar pa sukses të shpërthenin me një mjet të mprehtë derën midis kuzhinës dhe sallonit, e cila ka qenë e kyçur, e kanë thyer derën dhe janë futur brenda. Aty kanë gjetur shtetasen greke A. V., të cilës i kanë lidhur duart dhe këmbët me një shirit vetëngjitës. Më pas kanë grisur me thikën një copë xhakete dhe e kanë mbështjellë me shiritin vetëngjitës duke i zënë frymën e më pas i kanë vënë në kokë një qese plastike dhe si pasojë e asfiksisë ajo ka gjetur vdekjen. Këta dy shtetas më pas i kanë vjedhur një shumë të hollash dhe disa sende të çmuara.