Anis Mehmeti u kthye në protagonist për Bristol Sitin në ndeshjen kundër Stok Sitit, duke realizuar golin që vulosi fitoren.
Mesfushori shqiptar u fut në fushë në minutën e 81’ dhe pas katër minutash, pas një kundërsulmi fantastik shënoi golin që u përkthyen në tre pikë.
Pas përfundimit të ndeshjes, futbollisti i Kombëtares ishte një ndër të parët që u duartrokit nga tifozët e skuadrës së tij.